Connect with us

Kosovë

Gucati: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është ngritur mbi disa dëshmitarë të rrejshëm, po sulmohet UÇK’ja

Publikuar

Kryetari i OVL’së- UÇK’ së, Hysni Gucati tha se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK’së, Kadri  Veseli, është e papranueshme, ku siç thotë ai është ngritur mbi disa dëshmitarë të rrejshëm, ai thotë se këta dëshmitarë janë paguar me para, përcjell Periskopi.

Gucati tha se e tërë kjo është politike, dhe sulm direkt mbi UÇK’në, ku siç tha ai në Pressing, nuk beson që dora e Thaçit e Veselit ka kryer ato krime.

“Kjo është e papranueshme sepse këto aktakuza janë ngritur  mbi  disa dëshmitarë të rrejshëm, dëshmitarë që kanë paguar para, unë nuk besoj që Thaçi e Veseli të kenë dorë në tërë ato vrasje, unë besoj që prokuroria ka gabuar në start që ka publikuar atë aktakuzë. Kjo tregon qartë që është një politikë. Po sulmohet direkt UCK në krye me Thaçin e Veselin”, tha Gucati/Periskopi