Connect with us

Sport

Guardiola e dëshiron Douglas Costan te Man City

Publikuar

Trajneri katalan, Pep Guardiola, është i interesuar të ketë në skuadrën e tij anëtarin e Juventus, Douglas Costa.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, anësori i Juventus po përcillet nga Guardiola dhe City, transmeton lajmi.net.

Oferta që po përgatitet për të thuhet të përfshijë 45 milionë funte.

Guardiola ka punuar edhe më parë me anësorin brazilian, gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Bayern Munich.

29 vjeçari ka kaluar tri sezone në Bayern, mes viteve 2015/2018, me njërën nga ato kampanja që luajti nën urdhrat e Guardiolas. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK