Connect with us

Sport

Guardiola: Do të qëndroja te City edhe nëse do na dërgonin në League Two

Publikuar

Manchester City ka fituar rastin ndaj UEFA-s, me CAS që vendosi në favor të tyre, duke i lejuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Derisa pritej vendimi i CAS, aludohej se Manchester City mund të dërgohej në “League Two”, që është niveli i katërt i futbollit anglez, për shkeljen e rregullave.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në mendjen tim, ndoshta mund të jem në gjendje të qëndroj këtu shumë gjatë”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Situata ime ishte e qartë. Kam thënë një muaj më parë se do të qëndroja dhe nuk kishte rëndësi nëse do të ishim në Ligën e Kampionëve, ose si shumë njerëz kishin sugjeruar këtu në Angli, League Two. Do të kisha qëndruar”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK