Connect with us

Sport

Griezmann apo Ansu Fati, dilemat e Setien – formacioni i mundshëm i Barcës ndaj Villarreal

Publikuar

Tashmë me katër pikë prapa Real Madrid, Barcelona futet me presion të madh në ndeshjen kundër Villarreal.

Forma e dobët e skuadrës ka bërë që të rriten dyshimet mbi trajnerin Quique Setien. Thuhet se një pjesë e lojtarëve nuk janë të kënaqur me të.

Të gjitha këto fakte i bëjnë më të vështira zgjedhjet e Setien për ndeshjen ndaj Villarreal. Dilemat për formacionin janë të mëdha.

Fillimisht, dilema më e madhe është ajo për sulmin, nëse duhet aktivizuar Ansu Fati apo Antoine Griezmann, krah Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Gjithashtu, edhe krahu i djathtë i mbrojtjes dhe mesfusha janë me disa pikëpyetje.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të dy skuadrave për këtë ndeshje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK