Connect with us

Sport

Golat e Benzemas më të rëndësishëm se Messi

Publikuar

Karim Benzema ka qenë një prej futbollistëve kryesorë të Real Madridit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në La Ligë.

Sulmuesi francez ka realizuar gola të rëndësishëm për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane që përmbysi avantazhin e Barcelonës dhe u kurorëzua me titullin e kampionit në Spanjë.

Marca ka nxjerrë një llogaritje interesante që konfirmon rëndësinë e golave të Benzemas te skuadra e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Edhe pse nuk mjaftuan për Pichichi, 21 golat e Benzemas i kanë sjellë ekipit plot 16 pikë, për dallim nga 25 golat e Leo Messit, 11 pikë për Barcelonën. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK