Kosovë
Gjyshinca i VV-së: Deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi më sulmuan fizikisht në koridor të Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, thotë se është rrahur nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.
“Në kuadër të debatit që po zhvillohej ne si deputetë të VV-së, kemi shfaqë degradimin që po ndodhë në Ministrinë e Jashtme. Neve na është pamundësu fjala që t’i ngrisim shqetësimet. Ekzistojnë edhe xhirimet ku kam mbajtur fjalën, në koridor ku ka ndodhur sulmi, në momentin kur kam nisur t’i shpalosë këto problematika në MPJ, kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e Komisionit e poashtu edhe nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e Komisionit, unë kisha të dal më vonë sepse kisha dokumente dhe argumente të gjata për t’i paraqitur, në momentin kur kam dalë në koridor jam sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Kujtimit si kolegë, iu kam drejtuar me konsideratën më të lartë si profesor e akademik”, ka thënë ai./PERISKOPI/





















