Connect with us

Kosovë

Gjuriqit i dhemb që Amerika i dhuroi Kosovës mjete ushtarake, thotë se shqiptarët kanë nevojë për libra

Publikuar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se “disa vende të NATO-s po konkurrojnë të dorëzojnë armë më të mira dhe më shumë në Prishtinë”.

Ai për televizionin publik serb tha se “nëse doni të ndihmoni shqiptarët në Kosovë, dërgojuni atyre libra dhe mos u dërgoni tanke” sepse siç tha Gjuriq “ata nuk do të hyjnë në Kombet e Bashkuara, UNESCO ose Interpol me tanke”, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq deklaroi se Serbia është gjithmonë e përkushtuar për paqen, por gjithashtu është e gatshme të mbrojë veten.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK