Kosovë
Gjoshi: Vjosa Osmani një e pacipë dhe e padijshme, i shërben grupimit politik të VV-së

Betim Gjoshi i PDK-së, thotë se Vjosa Osmani “është e pacipë dhe e padijshme”.
Ai shkruan:
《14 prill 2020》
Vjosa Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për përballimin e pandemisë.
《10 korrik 2020》
I njejti person, me arbitraritet dhe në mënyrë të njëanshme ndërpret seancën e Kuvendit ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit.
- A e din kush çka ka ky njeri?
• Si është e mundur që ajo del kaq hapur kundër njerëzve të këtij vendi që presin të përfitojnë nga një Pako Ekonomike ose nga rishikimi i buxhetit?
Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi.
Ajo është një e padijshme dhe që vetëm konfliktohet me ish bashkëpartiakët e saj.
Ajo është një kryetare e njëanshme që po i shërben një grupimi politik, Vetëvendosjes, që ka vetëm një dëshirë 《të bëhet edhe më zi në këtë vend》.
Në vend se të drejtojë seancat me përgjegjshmëri dhe përulje – ajo e ka vendosur të mbetet shembulli më i keq se si nuk duhet kurrë të jetë një Kryetar i Kuvendit.

















