Sport
Gjilani kryen detyrën, triumfon ndaj Drenicës

‘Skifterat’ triumfuan pastërt me rezultat 2:0, ku dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe me autor të njëjtë.
Ishte Keita Razak (21’ 33’) që realizoi dopietë këtë sfidë për t’i siguruar skuadrës së tij tre pikë mjaft të rëndësishme.
Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 61 pikë, tre më pak se liderja Drita, e cila aktualisht po luan takimin me Prishtinën. Ndërkohë, Ballkani përballet nesër me Feronikelin.
Drenica mbetet në pozitën e tetë me 38 pikë, dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga. /Lajmi.net/






















