Sport
Gjilani fiton derbin lokal kundër Dritës dhe afrohet në vetëm një pikë me liderët – gjithçka e hapur për titull

Me rezultatin 0:2 është vendosur derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 54’ të takimit, kur mbrojtja e ‘Intelektualëve’ u thye.
Ishte Franc Veliu ai që asistoi për mrekulli për Sebino Plakun, ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë për 0:1.
Kur mendohej se gjithçka do të vendoset me këtë rezultat, në skenë dolën Progni dhe Shala, ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 95′, për rezultatin final 0:2.
Përkundër humbjes, Drita mbetet lidere, me 65 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/





















