Sport
Gjilani e fiton derbin përballë Prishtinës

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Gjilan ishte e zbehtë, me pak raste shënimi.
Pjesa e dytë zhvillime të shumta, me Visar Bekajn që u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 48’, për një ndërhyrje jashtë zonës, shkruan lajmi.net.
Nga fauli i shkaktuar nga Bekaj, Gjilani arriti golin e epërsisë së shënuar nga Franc Veliu, për 1:0.
Gerhard Progni në minutën e 66’, shënoi për 2:0.
Prishtina edhe pse me një lojtar më pak, nuk u dorëzua, duke arritur të shënon në minutën e 81’ nëpërmjet Armend Thaçit nga gjuajtja e lirë për 2:1.
Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshueshëm, me Gjilanin që triumfon 2:1./Lajmi.net/





















