Connect with us

Lajme

Gjendja e Nezir Çajanit po përmirësohet, 19 vjeçari i lumtur falenderon donatorët (VIDEO)

Publikuar

me

Më në fund Neziri po buzëqesh. Një vit pas aksidentit në Matkë ai ka nisur edhe të flet nga pak. E kësaj radhe dëshiron që të falenderojë të gjithë donatorët që kanë kontribuar financiarisht në trajtimin e tij. “Jam shumë i kënaqur. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar, atyre nga jashtë, që jetojnë në kurbet. Ju falemnderit të gjithëve që më keni ndihmuar”, theksoi Nezir Çajani.

Nga Klinika Zhan Mitrev ku edhe po trajtohet Neziri, thonë se gjendja e tij po përmirësohet gradualisht.

“Nga koha e hospitalizimit në Klinikën tonë “Zhan Mitrev” plagët operative janë rritur, kështu që pacienti periudhën më të madhe të ditën e kalon pa mbështetje me respirator, frymon pa aparate, i lëviz ektremitetet e sipërme, ushqehet nëpërmjet gojës. Për trajtimin e pacientit është angzhuar ekip multidisiplinar, i përbërë nga mjekë, infermierë dhe teknikë, fizeoterpeut, ndihmës, psikolog dhe nutricionist. Duhet të potencojë se përkrahja e madhe e familjes ishte njëri nga kontributet kyçe në përmriësimin e gjendjes së pacientit. Përkujdesja për Nezir Cajanin po vazhdon, shpresoj edhe në rezultate edhe më të mira”, u shpreh Aleksandar Dimovski nga Klinika Zhan Mitrev.

Një natë në spitalin privat babai Femiu thotë se i kushton 200 euro e këto harxhime si i papunë nuk po mund t’i mbulojë. Ai thotë se i biri ka përmirësime fal donatorëve që e ndihmuan në ditët më të vështira, porse tani i duhen mjete për fazën e fundit të trajtimit shëndetësor.

“Mjekët thonë që do të ketë përmirsime do ti fuksionijnë edhe qelizat edhe nervat e duarve të këmbëve që djali të mund të ec ashtu siç ka qenë”. 03 21 Këtë nuk ia kisha preferuar askujt këtë situat timen por kjo ka qenë një caktim i Zotit”, tha Femi Çajani. Nezir Çajani para 1 viti e gjysmë me shoqërinë e tij shkuan në Liqenin Matka që të freskohen, por fatkeqësisht nga një kërcim i lartë, ai u lëndua në gurët që ishin poshtë ujit.

MË TË LEXUARAT