Lajme
Gazetari Mexhiti: Priten bisedime të vështira, kusht për formimin e Qeverisë mbetet Kryeministri shqiptar

Pasi fitoi shumicën në zgjedhjet e fundit BDI vazhdon të mbaj kusht për fomimin e qeverisë postin e kryeministrit. Pasi Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut vendosi kushtin se do të ketë koalicion me këdo por kryeministri të jetë shqiptar, gazetari Zekerija Mexhiti, tha se ai ka kërkuar të krijohet një aleancë mes shqiptarëve.
“Nuk dihet se si do të veprohet pas kushtit të vendosur nga BDI se qeveria formohet vetëm me propozimin e kandidatit shqiptar për kryeminstër. Kreu i partisë, Ahemti ka kërkuar një takim për të dakordësuar një aleancë, atë faktit kyç që pa një kryeministër shqiptar të mos pranohet formimi i qeverisë”, tha Mexhiti.
Gazetari në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në Report Tv tha se gjuha e dy liderëve politikë ka qenë shumë e ashpër gjatë procesit të zgjedhjeve.
“Ata nga partnerë u kthyen në armiq, duke përfunduar edhe në ofendime mes njëri tjerit. Na presin bisedime të vështira për formimin e qeverisë. Kësaj rradhe partitë e shqiptarëve kanë numrin më të madh të deputetëve, dhe është për tu përshëndetur ndërsa në opinionin maqedonas kjo nuk është se është pritur mirë“, tha Mexhiti.
Në Maqedoninë e Veriut, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pasi siguroi në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 15 deputetë, është shprehur se ka si kusht që kryeministër të jetë një shqiptar dhe ka thirrur në tryezë të gjitha partitë shqiptare të cilat në zgjedhje ishin fituesit e vërtetë.
BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi 15 deputetë ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën siguroi 12 mandate parlamentare, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do përfaqësohet nga vetëm një deputet. Me këto shifra duket se faktori shqiptar ka siguruar si kurrë më parë 33 mandate parlamentare.

















