Kosovë
Gazetari live nga Haga: Nesër pritet të përfundojë intervistimi i Thaçit

Gazetari i RTK-së ValonBajrami, që po e përcjell presidentin e Kosovës Hashim Thaci gjatë intervistimit në Hagë, ka thënë se nesër sipas informacioneve që kanë, pritet të përfundojë ky proces (intervistimi) ndaj Thacit.
“Në orën 19 Presidenti Hashim Thaci ka dalë nga Dhomat e Specializuara, ku ka qëndruar 6 orë në intervistim. Pas daljes nga objekti nuk është prononcuar për media ngaqë nesër do të vazhdojë intervistimi dhe në bazë të informacioneve që kemi, pritet që nesër të përfundojë ky proces intervistimi nga ana e prokurorëve të presidentit Thaci. Kohëzgjatja mbi 6 nënkupton që është duke u zhvilluar një goxha debat, mes prokurorit dhe këshilltarit ligjor të presidentit Thaci”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.






















