Connect with us

Kosovë

Gaxherri: LVV bëri politikë edhe me vlerat e luftës

Publikuar

Në edicionin e emisionit Info Magazine është diskutuar për aktualitetin politik në Kosovë si dhe raportin ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri zhvilluan debat të ashpër rreth luftës së UÇK-së.

Gaxherri tha se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë politikë edhe me vlerat e luftës.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi, për unitet politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës.Kjo rezolutë, u përkrah nga të gjitha partitë politike, përveç grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK