Connect with us

Sport

Gattuso i shqetësuar për pandeminë, para duelit me Barcelonën

Publikuar

Gennaro Gattuso, njeriu në krye të stolit të Napoli, para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve ka disa probleme të tjera.

Tekniku italian po mendon edhe për situatën e krijuar nga koronavirusi, për të cilën është shumë i shqetësuar para udhëtimit në ‘Camp Nou’.

“Nuk jam marrë shumë me këtë punë, pasi nuk është puna ime. Është diçka për presidentin dhe njerëzit e tij”, ka thënë Gattuso, i pyetur për udhëtimin dhe rrezikun nga pandemia.

“Ata gjithmonë bëjnë këto gjëra. Ne jemi të shqetësuar, sigurisht, por unë qëndroj në punën time pasi presidenti dhe njerëzit e tij do të dinë si të reagojnë”, ishin fjalët e ish trajnerit të Milan.

Napoli shkon në ‘Camp Nou’ pas një barazimi 1:1 në ‘San Paolo’ dhe gëzon një formë më të mirë sesa Barcelona aktualisht.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Gattuso do të mund të bëjë befasinë e madhe. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK