Connect with us

Kosovë

Gastronomët ankohen se po sulmohen në mënyrë ballore nga Policia e Kosovës

Publikuar

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një postimi dhe videoje të publikuar në faqen zyrtare Facebook, thonë se Policia dhe Inspektoratet kanë nisur sulme frontale ndaj tyre.

“Autoritetet zbatuese te ligjit, ne vend qe te kujdesen per zbatim e ligjit, po bejne shkelje te ligjit, duke kercenuar pronare dhe menaxhere te bizneve te gastonomise, me gjoba te medha dhe ne disa raste po i mbyllin lokalet gjithashtu te njejtat po i zbrazin pa asnje baze ligjore. Nje rast i tille ka ndodh sot ne Podujeve, menjehere pas paralajmërimit të aksionit tonë legjitim, ne lokalin e bastisur dhe te zbrazur nga policia dhe inspektoriati (Clips Caffe).

Kujtojmë që nesër kjo shoqatë, do ta ngritin zërin e tyre, duke organizuar një aksion simbolik dhe mbylljen 1 orëshe të të gjitha lokaleve në vend, duke ia dorëzuar çelësat Qeverisë dhe Parlamentit, kjo në shenjë revolte, ndaj vendimit për mos lejimin e shërbimeve në lokale nga ora 21: 00 – 05:00.

https://www.facebook.com/watch/?v=275131500456303

NA NDIQ NË FACEBOOK