Sport
Gara e Jerez – Alex dhe Marc Marquez planifikojnë një gjest special për viktimat e Covid-19

Moto GP merr startin e sezonit 2020 në Spanjë, në Grand Prixin që zhvillohet në pistën e Jerezit, ku favoriti është kampioni në fuqi, Marc Marquez.
Para kësaj gare, Marc dhe vëllai i tij, Alex, kanë planifikuar të bëjnë një gjest special në nderim të viktimave të koronavirusit, përcjell lajmi.net.
Dyshja e Honda do të bartin helmetat speciale, të dizejnuara për të shfaqur solidaritet me të afektuarit nga Covid-19.

“Pushing Ahead Together/ Shtyjmë(Vazhdojmë) përpara së bashku”, shkruhet në helmetat e pilotëve të Honda.
Kujtojmë se gara e parë e këtij sezoni në Moto GP do të zhvillohet javën e ardhshme. /Lajmi.net/






















