Sport
Futboll, përballjet që duhet t’i shohim sot…

Çfarë duhet të shikoni sot, më 11 korrik?
Në Premierligë, në dy pjesët e tabelës do të ketë ndeshje interesante.
Sheffield United në ‘Brammall Lane’ pret Chelsean, me skuadrat që po garojnë për Ligën e Kampionëve, ndërsa fundi i tabeleës, sjell përplasjen mes Norwich – West Ham.
Ndeshja kryesore e kësaj fundjave vjen nga Serie A, me Juventusin që në ‘Allianz Arena’ do të jetë nikoqir i Atalantës.
Juventus po synon të përfundojë sa më parë punën e titullit, ndërsa Atalanta, së bashku me Realin dhe Bayernin janë skuadrat e vetme që nuk njohin humbje pas rikthimit të futbollit.
Në La Liga, Barcelona udhëton te Real Valladolid, dhe pas fitores së mbrëmshme të Real Madrid, ka mbetur sërish katër pikë prapa në renditje.
Në përballjen kundër Real Valladollid, Barcelonës nuk i kryen punë asnjë rezultat përveç fitores./Lajmi.net/






















