Connect with us

Kosovë

Frikë e madhe në Prizren: Komuna e Haskukës së VV-së pretendohet se ka shpenzuar marramendshëm paratë e qytetarëve

Publikuar

Në një tabelë që flet për shpenzimet dhe llojet e shpenzimeve nga Komuna e Prizrenit gjatë një periudhe tre vjeçare, mund të shihen dallime të mëdha mes partive politike që e qeverisën qytetin – Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Vetëvendosje vazhdimisht e ka promovuar një qasje ‘asketike’ e kursimtare për shpenzimet publike. Sipas tyre, paraja publike në një formë ose tjetrën është “e shenjtë”. Por, duket që Prizreni përbën përjashtim.

Tabela në fjalë tregon se Vetëvendosja përgjatë dy viteve të fundit në qeverisje lokale, në çdo lloj të shpenzimit harxhoi shuma më të mëdha se sa PDK-ja e vitit 2017, shkruan Periskopi.

PDK-ja, për dallim nga Vetëvendosje, nuk ka qenë aq e përkushtuar deri vonë në temën e abuzimeve me paranë publike. Por, del se ky nuk ka qenë rasti me Prizrenin.

Komuna që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes – gjithnjë sipas tabelës – ka shpenzuar dyfish më shumë në karburante për vetura e internet; trefish më shumë në mirëmbajtje të mobiljeve dhe pajisjeve, ndërsa diku nëntëfish më shumë në dreka zyrtare.

Këto informacione u publikuan nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren, z.Shaqir Totaj.

Deri tash nuk ka asnjë informacion nëse Vetëvendosje pas ardhjes në pushtetin qendror ka ndërruar mënyrën se si e sheh funksionin e parasë publike.  /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK