Connect with us

Sport

Formula 1 sot vjen me Grand Prix Hungaria – Hamilton në ‘pole-position’

Publikuar

Pas kualifikueseve të përfunduara dje ku pistat e Hungarisë u pushtuan nga adrenalina, sot në Formula 1 do të ketë një tjetër ditë të madhe, shkruan lajmi.net.

Kampioni i botës, Lewis Hamilton, me Mercedesin e tij me numër 44, do të niset nga ‘pole-position’ në Grand Prixin e Hungarisë, shkruan lajmi.net.

Sipas kohës sonë lokale, gara do të fillojë në ora 15:10.

Kujtojmë se në këtë garë nga pozita e dytë do të niset Valtteri Bottas, kurse piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen niset nga P7.

Mbetet të shihet se kush do të rrëmbejë pozitën e parë në këtë garë. Favoriti dihet – Hamilton. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK