Connect with us

Sport

Formula 1: Dy raste pozitive me Covid-19

Publikuar

Sot janë mbajtur garat praktikë në Hungari, para Grand Prix Budapest, ku edhe fillimisht janë bërë testet për koronavirus.

Nga këto teste, siç njofton Formula 1, dy raste kanë rezultuar pozitive, transmeton lajmi.net.

“FIA dhe Formula 1 mund të konfirmojnë sot se mes së premtës së 10 korrikur dhe së enjtes së 16 korrikut, 4997 teste për Covid-19 janë bërë për pilotët, skuadrat dhe personelin”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

“Nga këto, dy njerëz kanë rezultuar pozitivë. Individët nuk ishin prezent në Austri”, thuhet mes tjerash.

Grand Prix Budapest do të vazhdojë rregullisht, sipas planeve të paracaktuara, me kualifikueset që pritet të zënë vend para garës së madhe. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK