Sport
Formacioni me përforcimet e dështuara në La Liga

Derisa Real Madrid pati një sezon të mirë, sidomos pas rikthimit të futbollit i cili ishte ndërprerë shkaku i COVID-19, kishte disa futbollistë, që do të duan të harrojnë sa më parë këtë edicion.
Në mesin e tyre janë edhe Joao Felix dhe Antoine Griezmann, të dy këta kanë ndërruar skuadra verën e kaluar, por kanë ngecur te skuadrat e reja.
Felix nuk arriti të bënte ndikim te Atletico Madrid, ndërsa Griezmann te Barcelona.
Së bashku me Felix dhe Griezmann, janë edhe nëntë futbollistë të tjerë, që përbëjnë formacionin e përforcimeve të dështuara në La Liga, për sezonin 2019/2020./Lajmi.net/























