Sport
Formacionet zyrtare: Gjilani – Drenica

Nga ora 17:00 takohen Gjilani dhe Drenica, dy skuadra me objektiva krejtësisht të ndryshme këtë edicion, por që për qëllim kryesor kanë pikët e plota në këtë takim, pasi vetëm në mënyrë të tillë mund të mbetën në garë për realizimin e aspiratave të tyre.
Një orë më vonë në kryeqytet takohen Prishtina dhe Drita, njëherit edhe kryendeshja e kësaj xhiro. Titulli kampionit është imperativ për dy klubet, me gjilanasit të cilët udhëtojnë drejt kryeqendrës si lider me shtatë pikë më shumë se prishtinasit.
Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Kastrati, Veliu, Halili, Useini, Shabani, Plaku, Hajdari, Progni, K.Razak.
Drenica: Ymeri, Osmani, Lushtaku, Turku, Pasoma, Thaqi, Bardhi, Elshani, Hamiti, Hysni, Shillova.





















