Connect with us

Sport

Fjalët e para të Zidanes pas suksesit historik me Real Madridin

Publikuar

Karim Benzema shënoi dy golat në fitoren 2:1 të Real Madrid kundër Villarreal në ‘Estadiu Di Stefano’, për të siguruar titullin e 34-të për ‘Los Blancos’.

Real Madrid fitoi 10 ndeshjet pas rifillimit të La Ligas, ndërsa shënon titullin e parë pas rikthimit të Zidanes në krye të tyre.

“Ne e fituam ligën në fund sepse fituam më shumë pikë, aq e thjeshtë është kjo”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

“Sot është një nga ditët më të mira për mua në karrierën profesionale dhe pas gjithçkaje që ndodhi, pas pushimit tre mujor, është një e arritur fantastike”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK