Connect with us

Sport

Fitojnë Trepça, Dukagjini, Flamurtari e Drenica

Publikuar

Lufta në Superligën e Kosovës nuk po zhvillohet vetëm në krye të tabelës, por edhe në fundin e saj.

Në luftën për mbijetesë, sot kanë shënuar fitore të mëdha edhe Trepça 89’ e Drenica, shkruan lajmi.net.

Drenica shënoi fitore 2:1 kundër Vushtrrisë, pra duke shfrytëzuar kështu avantazhin e terrenit vendas.

Dukagjini fitoi më lehtë sesa është pritur kundër Ferizaj, duke fituar 0:4, kurse në kryeqytet, skuadra e vogël e Prishtinës, Flamurtari, shënoi fitore minimale kundër Feronikelit.

Spektakli më i madh u dhurua në Mitrovicë, ku sot u shënuan plotë nëntë gola.

’89-shi mori fitore 5:4 kundër skuadrës së Llapit, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për qëndrimin në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK