Sport
Fiorentina bën bashkë Riberyn dhe Mandzukicin

Ish-lojtari i Juventusit dhe Kombëtares së Kroancisë, ka ndërprerë kontratën me Al Duhail në Katar, dhe është duke kërkuar një angazhim në Evropë.
Fiorentina është e interesuar të sjellë në skuadër Mandzukic, i cili do të ishte edhe një “mësues” për lojtarët e rinj të sulmit te ‘Violat’.
Për më tepër, Fiorentina dëshiron të tregojë se legjendat janë të mirëseardhura në fund të karrierës së tyre, kështu që duan të angazhojnë Mandzukicin, pasi në skuadër kanë edhe Franck Ribery.
Madje Ribery do të ishte vendimtar në finalizimin e këtij transferimi sipas Fiorentina News, duke bindur Mandzukicin që të vijë në Firence.
Problemi i vetëm fillestar është paga e madhe e kroatit, i cili kërkon pesë milionë euro në sezon, diçka që Fiorentina vështirë që do t’ia ofrojë./Lajmi.net/






















