Connect with us

Lajme

Filipçe: Protokolli i KSI-së garantojnë siguri

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në videon e sotme theksoi se në katër muajt e kaluar ai dhe kolegët e tij në Komisionin për sëmundje ngjitëse janë plotësisht të përkushtuar të sigurojnë rekomandime, ligje dhe protokolle me të cilat do të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Protokollet të cilat i përgatitëm deri më tani për hapje të sërishme të bizneseve dhe normalizim të jetës sipas rregullave të reja, u treguan mjaft efikase. U dëshmua se me respektim të këtyre protokolleve për mbrojtje personale nga koronavirusi, tërësisht është e sigurt të tregtohet në market, të shkohet në punë apo të përdoret transporti publik. Ky thjeshtë është realiteti ynë i ri dhe mënyra e re e jetesës”, theksoi ministri Filipçe.

NA NDIQ NË FACEBOOK