Lajme
Filipçe: Nëse ka nevojë për ndonjë masë kufizuese, atë do ta rekomandojmë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, theksoi se këto ditë do të diskutojnë me autoritetet shëndetësore të Kosovës dhe Serbisë për gjendjen me koronavirusin dhe rreziqet e mundshme për shtetin tonë.
I pyetur në lidhje me numrin në rritje të njerëzve të infektuar me Kovid-19 në Kosovë dhe në Serbi, nëse diskutohet me qeverinë dhe me Komisionin e Sëmundjeve Infektive për mbylljen e mundshme të kufijve dhe fluksin e madh të njerëzve nga këto vende, Filipçe tha se deri më tani nuk ka pasur diskutim të tillë.
Sa i përket fushatës zgjedhore të paritve Filipçe theksoi se parimet janë të qarta dhe vlejnë për të gjithë, për çdo tubim.
















