Sport
FIFA “trondit” Partizanin, i bllokon merkaton për një vit për çështjen Çinari!

Sulmuesi, i cili dy vite më parë kishte nënshkruar me Alaves dhe pastaj u huazua te Istra në Kroaci, me kontratën që firmosi te Partizani shkeli rregullat e FIFA-s, ndaj gjyqi ka vendosur kundër Partizanit.
Të kuqtë nuk mund të bëjnë merkato gjatë kësaj vere dhe në janar, ndërkohë që do te duhet të paguajnë edhe 80 mijë euro gjobë. Edhe vetë Çinari e ka pësuar, duke u pezulluar për katër muaj.
Te Partizani nuk janë dakord me dënimin e marrë, ndërkohë që gjasat janë se do ta apelojnë vendimin.
Ky sezon ka shkuar si mos më keq për Partizanin dhe nëse nuk do të bëjnë merkato as sezonin e ardhshëm atëherë edhe tjetri do të jetë shumë i vështirë pasi përveç Trashit edhe disa titullarë të tjerë janë në skadencë kontrate dhe do të largohen dhe të gjithë këta futbollistë do të zëvendësohen nga lojtarë të akademisë dhe të Partizanit B./SS/






















