Sport
Ferrari detyrohet të ndryshojë makinën para fillimit të sezonit

Bosi i ekipit Mattia Binotto tha se puna për të kuptuar pse makina ishte pa ritëm çoi në një “ndryshim të rëndësishëm të drejtimit në kuadër të zhvillimit”, transmeton lajmi.net.
Makina me specifikat e tjera do të testohet këtë fundjavë, por nuk do të zhvillohet gara me të në Çmimin e Madh të Austrisë.
Debutimi i makinës së ndryshuar pritet të ndodhë në Çmimin e Madh të Hungarisë në 17-19 korrik.
Binotto tha që ekipi ishte detyruar të rishikojë qasjen e tyre ndaj aerodinamikës së makinës pas hetimit të tyre për mungesën e performancës së saj. /Lajmi.net/





















