Connect with us

Sport

Ferdinand: Oblak, portieri i vetëm që mund ta zëvendësojë De Gean

Publikuar

Poriteri spanjol David de Gea është në qendër të kritikave në mediet angleze, pas paraqitjes jo të mirë në ndeshjen e fundit kundër Chelsea në FA, me Manchester United që është mposhtur 3:1 në ‘Wembley’.

De Gea ishte i përfshirë drejtpërdrejt me një gabim te goli i dytë i shënuar nga Chelsea, Masson Mount.

“Kush është ai portier i cili mund të blihet tani, që është i gatshëm të jetë portier elitar te Manchester United. Të vetmin që e shoh unë është Oblak, por a mund ta transferoni atë nga Ateltico Madrid?”, ka deklaruar Ferdinand, përcjell lajmi.net.

Jan Oblak sot konsiderohet në mesin e portierëve më të mirë, ndërsa për të po interesohet edhe Chelsea./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK