Sport
FC Prishtina dhe KF Llapi dështuan në organizimin e ndeshjeve të fundjavës

Komisioni Disiplinor i FFK-së, ka iniciuar procedurë kundër FC Prishtinës dhe KF Llapit.
Sipas raportit të FFK-së, pas përfundimit të ndeshjes FC Prishtina 1:0 KF Drenica, persona të pa autorizuar nga tribuna kanë hyrë në fushë të pa penguar dhe krijuan tollovi ku pati edhe duele verbale mes akterëve të të dy ekipeve
Në anën tjetër, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen mes KF Llapit dhe FC Dritës, më shumë se 200 persona kanë qenë të pranishëm në stadium, diçka që është jashtë rregullave dhe protokolleve për zhvillimin e ndeshjes gjatë situatës së krijuar nga COVID-19.
KF “LLAPI 1932“ nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll; LLAPI 1932 – DRITA e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numri i madh i spektatorëve në shkallët e stadiumit rreth 200 veta me çka thyen rregullat antiCovid dhe të njëjtit kohë pas kohe ofenduan gjyqtarët e takimit si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të rregullores disiplinore, KF “Llapi 1932“ nga Podujeva për lëshime në organizimin e ndeshjes
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF Llapi 1932 – personi për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
FC “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prishtinë; pas përfundimit të ndeshjes persona të pa autorizuar nga tribuna hynë në fushë të pa penguar dhe krijuan tollovi ku pati edhe duele verbale mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore FC “Prishtina“ nga Prishtina për këto lëshime
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga FC “Prishtina“ nga Prishtina – personi për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
/Lajmi.net/






















