Connect with us

Sport

Fabregasit i ofrohet një pagë e madhe për t’u larguar nga Monaco

Publikuar

Mesfushori spanjoll aktualisht është pjesë e Ligue 1, te skuadra e Monacos, me të cilët ka kontratë edhe për dy vjet, por Al-Gharafa janë duke u përgatitur të “thyejnë” bankën për të transferuar ish yllin e Cesc Fabregas.

33 vjeçari këtë sezon ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë, duke dështuar të gjejë golin në 22 paraqitje, duke regjistruar vetëm tri asistime, pavarësisht asaj që është lojtari më i paguar në klub.

Klubi nga Katari ka raportuar se tashmë ka bërë pyetje në lidhje me transferimin e Fabregas, sipas France Football, përcjell lajmi.net.

Ata janë duke shpresuar që Fabregas do t’i bashkohet ish sulmuesit të Aston Villas, Jonathan Kodjia dhe ish mesfushorit të Wolves, Adlene Guedioura te skuadra e Katarit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK