Sport
F1, ZYRTARE: Williams Racing arrin marrëveshje me Nicholas Latifi dhe George Russell

Skuadra e Williams ka arritur të mbyll marrëveshjen me dy pilotët e saj, Latifi dhe Russell, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të faqes zyrtare të Formula 1 në ‘Twitter’, Williams Racing ka siguruar dy pilotët edhe për sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.
George Russell ka bërë një garë mjaft të mirë në kualifikueset e fundit, duke shkuar në raundin e dytë, por pastaj nuk arriti të kapte kohën e duhur.
Mbetet të shihet se çfarë do t’i sjellin skuadrës së Williams dyshja Nicholas Latifi dhe George Russell. /Lajmi.net/





















