Connect with us

Kosovë

Eskalon Haki Abazi, i quan rrugaçë Kujtim Shalën e Arben Gashin

Publikuar

Gjatë ditës së djeshme është publikuar videoja nga përplasja mes deputetëve të VV-së dhe atyre të LDK-së në korridoret e Kuvendit.

Në pamje shihet se pas mbledhjes së komisionit ka pasur një incident në mes të Gazmend Gjyshincës nga VV-ja e Arben Gashit e Kujtim Shalës nga LDK-ja.

Gjyshinca tha se është goditur nga deputeti Arben Gashi, gjersa i njëjti ka pohuar se nuk e ka prekur me dorë.

Këto pamje të publikuara i ka komentuar me gjuhë të ashpër  ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi.

Abazi i ka quajtur rrugaçë deputetët e LDK-së.

“Sulmi kundër Gazmendit i kryer prej rrugaçëve në hapësirat e parliamentit- turp!”, ka shkruar shkurt Abazi sipër videos së publikuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK