Connect with us

Kosovë

Eskalon dhuna në familje: Gruaja në Lipjan bëhet për spital nga vjehrra dhe kunata

Publikuar

Dje në Kosovë është regjistruar një tjetër rast i dhunës në familje por me agresorin që nuk ishte burrë.

Një grua është rrahur nga e vjehrra dhe e kunata e saj në komunën e Lipjanit.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës e dyshuara ndërsa është dërguar edhe në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rastet e dhunës në familje tashmë në Kosovë kanë filluar të shpeshtohen edhe për shkak të pandemisë Covid-19. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK