Lajme
EDITORIAL: Pas PPD-së, edhe PDSH rrezikon shpëbërjen pas 15 korrikut?

Zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut të shumëpritura madje që do të zhvillohen edhe në një situatë krejt jo të zakonshme pritet të definojnë shumë çështje në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë.
Skena politike e cila tani përbëhet nga partitë BDI, Aleanca për shqiptarët, Alternativa, Lëvizja BESA dhe PDSH me shumë gjasa pas 15 korrikut nuk do ti ketë të gjitha.
Beteja politike në skenën politike të shqiptarëve do të zhvillohet mes BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët si dy partië të cilët kanë pjesën më të madhe të elektoratit.
Alternativa e Afrim Gashit me shumë gjasa do ti bashkrendoj aktivitetet politike në të ardhmen me Alenacën për shqiptarët pavarsisht rezultatit të 15 korrikut, derisa Lëvizja Besa sipas anketave të fundit do të jetë pjesë e pushtetit së bashku me LSDM-në e Zaevit.
Sllogani “Vjen vera ka dera” nuk do ti bëj dobi si duket kësaj rradhe partisë shumëvjeçare, oponete të BDI-së, Partisë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit.
Partia e cila në themelim përbëhej nga shumë mendja të ndritura nga shqiptarët e Maqedonisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2016 arriti të mbledh vetëm 30.964 vota në të gjitha njësitë zgjedhore, ndërsa deputet arriti të nxjer vetëm në njësinë e 6 zgjedhore.
Në këto 3 vitet e fundit sipas asaj që shihet në terren partia e Thaçit është tkurur në të gjitha njësitë zgjedhore përfshirë edhe në njësinë zgjedhore numër 6 ku kjo parti arriti në zgjedhjet e 2016 të nxjerr dy deputet.
Edhe përkundër asaj që kryetari i kësaj partie është fokusuar vetëm në Tetovë dhe rrethinë ku do të tentoj të nxjerr sërish një deputet nga njësia numër 6 zgjedhore, anketat e fundit e thonë se partia e Thaçit nuk do të arrijë kësaj radhe të nxjer as edhe një deputet të vetëm.
Pas RDK-së e cila o dorëzua dhe nuk u fut aspak në garë në këto zgjedhje, 15 korriku pritet të dërgoj në histori edhe PDSH-në e Menduh Thaçit, si një nga partitë më të vjetra në Maqedoninë e Veriut.
Por, megjithatë është data 15 korrik, ajo e cila duhet pritur për të parë nëse PDSH do të futet në Kuvend ose do ti thotë lamtumirë skenës politike./Zyrtare.net/





















