Connect with us

Lajme

EDITORIAL: A dështoi BDI në të gjitha premtimet për projektet kapitale?!

Publikuar

Editorial / Redaksia Zyrtare.net

BDI, partia e cila për 18 vite po qeverisë me shqiptarët në Maqedoni duket se ka dështuar në të gjitha premtimet për projektet kapitale në dobi të shqiptarëve.

Autostrada Shkup-Bllacë, projekt i një rëndësie vitale për shqiptarët e Maqedonisë, kufiri Llojan-Miratoc, Qendra Rekreative e Liqenit të Treskës si dhe shumë projekte të tjera, BDI vetëm i premtoi e asnjëherë nuk i realizoi.

BDI, vetëm në regjionin e Pollogut ka premtuar një sërë projketesh të cilat nuk u realizuan.

  • Ndërtimi i deponisë regjionale (tenderimi për investitor është në vijim),
  • Stacion filtrimi për pastrimin e ujërave të zeza (do të bëhet studim fizibiliteti për Tetovë, Gostivar dhe Tearcë),
  • Hidrosistemi për ujitje në fushën e Pollogut (do të bëhet studim fizibiliteti),
  • Qendra turistike Kodra e Diellit (investime dhe modernizim),
  • Finalizimi sistemit të ujësjellësit në Tetovë,
  • Ndërtimi i bibliotekës dhe teatrit të qytetit në Tetovë,
  • Teatri i qytetit në Tetovë,
  • Basen olimpik në Tetovë,
  • Rikonstruimi i stadiumit të qytetit në Tetovë,
  • Investime në zonën teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë,
  • Qendër për grumbullimin e produkteve bujqësore në Pollog,
  • Ndërtimi i stacionit filtrues të ujit të pijshëm në Gostivar,
  • Rikonstruim i sallës së sportit në Gostivar,
  • Rikonstruimi i shtëpisë së kulturës në f. Negotinë,
  • Ndërtim i bibliotekës dhe sallës së sportit për Universitet Shtetëror i Tetovës,
  • Rikonstruktimi i rrugës Tetovë-Gostivar. Rikonstruktimi dhe zgjerimi i rrugës regjionale që lidh vendbanimet rurale rrëzë Sharrit ndërmjet Tetovës dhe Gostivarit.

Këto dhe shumë projekte tjera kapitale të premtuar në dobi të shqiptarëve kanë mbetur vetëm në letër.

“Projekte kapitale” është fjala e famshme që BDI përdorë gjatë fushatave zgjedhore në platformat e saja ndër vite. Por, si duket funksionarët e kësaj partie kanë harruar kuptimin e projektit kapital dhe peshës që mban i njëjti kur premtohet.

Me vite projektet kapitale të premtuara nga BDI nuk realizohen, të njëjtat vetëm përsëriten si premtime në çdo cikël zgjedhor me të njëjtat arsyetime për mos realizim./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK