Një mace është diagnostikuar me Covid-19, duke shenjuar kështu rastin e parë të infeksionit te kafshët me koronavirus në Britani të Madhe, ka konfirmuar qeveria e këtij vendi.
Macja besohet se e ka marrë virusin nga pronarët e saj, të cilët tashmë janë shëruar plotësisht.
Kafsha në fjalë, që thuhet se po përjeton vetëm simptoma të lehta të virusit, nuk besohet se është përfshirë në kontakte me njerëz të tjerë apo kafshë të tjera për transmetuar virusin, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Zyrtarja shtetërore e Mbretërisë së Bashkuar për veterinari, profesoresha Christine Middlemiss, tha që ende nuk kishte asnjë evidencë se kafshët mund të transmetonin virusin te njerëzit.
“Kjo është një ndodhi shumë e rrallë,” tha ajo derisa tregoi që simptomat ishin ende të lehta.






















