Connect with us

Kosovë

Edhe një deputet i LDK-së konfirmon se u infektua me COVID-19

Publikuar

Edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se është infektuar me virusin COVID-19.

Shkumbin Gashi, deputeti i LDK-së tha se nga e hëna është  vetizoluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Deputeti tha se pasi që ka rezultuar pozitiv, po vazhdon të qëndrojë në vetizolim por që nuk ka ndonjë simptomë të virusit.

Gashi është lutur për kujdes nga të gjithë, por duke mos bërë panik.

Duhet përkujtuar që nga radhët e LDK-së janë disa deputetë që kanë konfirmuar se janë prekur nga ky virus, njashtu edhe lideri i partisë Isa Mustafa i cili gjendjen shëndetësore e ka mirë.

Njoftimi i Gashit:

NA NDIQ NË FACEBOOK