Sport
Edhe Martinez dëshiron largimin nga Bayern Munich

Pas Thiago Alcantara, Bayern Munich mund të humbas edhe një tjetër mesfushorë në afatin kalimtar të verës.
WAZ raporton se mesfushori spanjoll dëshiron largimin, përcjell lajmi.net.
Martinez do të largohet pas tetë sezonesh në klub, pasi ka bërë 237 paraqitje që nga arritja prej Athletico Bilbao.
Me Bayern Munich, Martinez ka fituar tetë tituj të Bundesligës, pesë herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.
E ardhmja e tij mund të jetë në La Liga./Lajmi.net/






















