Sport
E kafshoi kundërshtarin, dënohet mbrojtësi i Lazios

Komisioni Disiplinor këtë pasdite ka dhënë verdiktin për momentin e çmendurisë së Patric.
Ish mbrojtësi i Barcelonës kafshoi krahun e Donatit në humbjen 2:1 të Lazios në udhëtim te Lecce.
“Ai nuk më bëri asgjë mua dhe unë e fala menjëherë, kështu që mbajeni në mend”, ka deklaruar Donati, përcjell lajmi.net.
“Patric më kërkoi falje menjëherë. Gjesti i tij u ndëshkua me të drejtë, por ai nuk më bëri ndonjë dëm”.
Për veprime të tilla, Luis Suarezit i ishte shqiptuar një dënim prej 10 ndeshjes në Premierligë ku kafshoi Branislav Ivanovic dhe katër muaj ndalim për kafshimin ndaj Giorgio Chiellini në Kupën e Botës./Lajmi.net/






















