Sport
E ardhmja e Rudiger te Chelsea është e pasigurt

Pasi kanë nënshkruar dy kontrata të kushtueshme me transferimin e Timo Werner dhe Hakim Ziyech para sezonit të ri, trajneri Frank Lampard tani është i fokusuar në fuqizimin e mbrojtjes.
Por aty janë shfaqur dyshime të mëdha në të ardhmen e Rudiger te Chelsea.
Rudiger ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës së tij, por klubi ende nuk ka nisur diskutimet zyrtare për vazhdimin e saj, pavarësisht zërave që një marrëveshje mund të arrihej më herët.
Rudiger ka nënshkruar me Chelsean në vitin 2017 nga Roma, kur ‘Blutë’ drejtoheshin nga Antonio Conte.
Sezoni i parë nën drejtimin e Lampard është penguar nga lëndimet, me mbrojtësin që ka regjistruar vetëm 22 paraqitje./Lajmi.net/





















