Connect with us

Sport

Dzeko dhe Roma ndajnë rrugët në fund të sezonit

Publikuar

Sulmuesi boshnjak, i cili tashmë është realizatori më i mirë te Roma, prite të largohet nga ‘Stadio Olimpico’ në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, Dzeko është i përgatitur që të largohet, transmeton lajmi.net.

Përkundër faktit se vuri firmën në një kontratë dy vjeçare vitin e kaluar, dështimi i klubit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve ka lënë ata pa para.

Kjo bën që ‘Giallorossi’ të jenë në favor të një largimi të Dzeko, për të mbushur arkat e skuadrës.

Flitet gjithashtu se Roma është duke shikuar për sulmues të tjerë dhe në mesin e emrave është edhe Vedat Muriqi.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e romakëve në merkaton e verës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK