Connect with us

Sport

Dy skuadra insistojnë për Higuain

Published

on

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, për të kërkuar një aventurë të re.

‘El Pipita’ nuk bën pjesë në planet e Juventusit në sezonin e ri, dhe tashmë kanë filluar të paraqiten skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Në Serie A, ditë më parë është përmendur Fiorentina, me skuadrat që do të arrinin një marrëveshje shkëmbimi, me Federico Chiesan që do të transferohej në ‘Allianz Stadium’.

Por në orët e fundit janë paraqitur edhe dy alternativa të reja për Higuain, që vijnë nga MLS.

Janë skuadrat Los Angeles Galaxy dhe DC United që po kërkojnë Higuain./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK