Connect with us

Sport

Drilon Hajrizi reagon pas masave të reja të Qeverisë: Nëse ma ndaloni stërvitjen, unë kërkoj prej ministrit të na perfaqësoj në lojërat e nëntorit

Publikuar

Qeveria sot ka vendosur mbylljen e qendrave rekreative kulturore dhe sportive, duke përfshirë palestrat – aty ku basketbollistët zhvillojnë ndeshjet dhe stërviten, shkruan lajmi.net.

Por Hajrizi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër, duke kritikuar ministrin Armend Zemaj dhe ‘përfaqësuesit’ e sportit – që sipas tij nuk po ngriten në këmbë për t’i mbrojtur sportistët.

Postimi i plotë i basketbollistit kosovar:

”A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet?
… apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin!

Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen!

Suksese minister e meshnet numrin 12,
Drilon Hajrizi”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK