Kosovë
Drejtori i Ujësjellësit mohon që komunikata ku akuzohej bordi i përkohshëm është lëshuar nga kjo kompani

Periskopi të mërkurën, duke iu referuar një komunikate të lëshuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, ka publikuar lajmin ku kjo kompani ka drejtuar akuza të forta ndaj Bordit të përkohshëm të KRU Prishtina të emëruar nga Qeveria Kurti.
Në komunikatë theksohej se ky bord ka vepruar kundërligjshëm duke mos respektuar vendimet e Aksionarit, dhe e cila është Ministria e Zhvillimit Ekonomik e drejtuar nga Blerim Kuqi.
Në komunikatë theksohej që ky bord ka shpallur konkurs për katër pozita dhe përkundër vendimit që të anulohen këto konkurse, procesi është duke vazhduar.
Mirëpo, drejtori i Ujësjellësit Rajonal KRU ‘Prishtina’ Sokol Xhafa, ka reaguar ndaj këtij lajmi, duke thënë se komunikata në fjalë nuk është lëshuar nga kompania të cilën ai e drejton, duke thënë se e-maili i kësaj kompanie mund të jetë hakuar.
“Duke qenë se lajmi është tendencioz dhe aspak i vërtetë, me mirësjellje po kërkoj nga ju të na njoftoni nga kush e keni pranuar atë shkrese, kinse komunikate, sepse një gjë e tille nuk është lëshuar zyrtarisht nga KRU Prishtina. Për fat te keq nga mesdita e djeshme kemi problem me “serverin” e e-mailit zyrtar dhe për këtë po detyrohem t’ju shkruaj nga E-maili privat”, thuhet në e-malin e Sokol Xhafës dërguar Periskopit.
Per hir të korrektësisë, Periskopi risjell komunikatën e plotë të KRU ‘Prishtina’ të lëshuar të mërkurën më 22 korrik, 2020:
Bordi i perkohshem i KRU PRISHTINA i emëruar nga Qeveria Kurti pa procedure ka shkarkuar te gjithe menaxhmentin e larte ne KRU PRISHTINA duke u thirrur ne gjakderdhje financiare qe perkundrazi Ndermarrja ne vitin 2019 ka punuar me bilanc pozitiv. Me pas ka shpallur konkursin per kater pozitat si: Kryeshef sekretar ZKF dhe Auditor. Me ardhjen e Qeverise se re Ministria e Zhvillimit ekonomik zyra e Ministrit ka nxerrur vendim qe te anulohen dhe te stopohen te gjitha keto konkurse por Bordi i perkohshem nuk e ka respektuar Ministrine e linjes dhe vendimin e Ministrit dhe ka vazhduar me procedura te rekrutimit lidhur me keto kater pozitat me te larta ne Ndermarrje. Ky veprim i Bordit eshte shkelje dhe mos respektim i vendimeve te Aksionarit pasi qe aksionar eshte qeveria respektivisht Minsitria e zhvillimit ekonomik qe drejtohet nga Ministri z. BLERIM Kuqi.




















