Connect with us

Kosovë

Drejtori i IKShPK-së, Ramadani, me deklaratë të papërgjegjshme për koronavirusin

Publikuar

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka deklaruar sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK se “virusi është dobësuar” ani që për një gjë të tillë nuk ka asnjë evidencë.

Adresa e Institutit është bërë burim ankthi për qytetarët e Kosovës që presin të shohin përditë numrin e të prekurve të konfirmuar me SARS-CoV-2 dhe po ashtu numrin e të vdekurve. Krahas këtyre kumteve, IKShPK shpesh ka thurur në Facebook-un e saj zyrtar edhe poezi – duke u munduar dëshpërimisht të bindte qytetarët që të respektonin masat e rekomanduara nga OBSh.

Ndërkohë që sot, drejtori i këtij instituti me emrin Naser Ramadani, deklaroi në RTK se “Ende është prezentë virusi COVID-19, ky virus nuk ka dallim për Kosovën, virusi është dobësuar, por nuk do të thotë se është larguar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).”

Deklarata se “virusi është dobësuar” nuk ka aktualisht asnjë evidencë. Ishte profesori italian Matteo Bassetti kishte pretenduar se koronavirusi ishte dobësuar në masë të madhe dhe se do të vdiste vetvetiu para se të zhvillohej vaksina.

Por, kjo ishte demantuar fuqishëm nga ekspertë të ndryshëm shëndetësorë, përfshirë të famshmen Jenny Harries, e cila kishte thënë që nuk kishte prova të mjaftueshme për një gjë të tillë.

“Nëse njerëzit mendojnë që mund të vijnë në kontakt me këtë virus dhe prandaj është më i dobët dhe se nuk duhet të brendosen, ky nuk është mesazhi i drejtë për ta pasur… është krejt e pamundur që ne do ta eliminojmë këtë virus.”

Pikërisht ideja se virusi nuk është aq i fortë ka shtyrë shumë e shumë qytetarë që të mos respektojnë masat dhe prandaj të rrezikojnë shëndetin publik. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK