Connect with us

Kosovë

Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë infektohet me koronavirus

Publikuar

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se sot në Kamenicë janë identifikuar 4 raste të reja më Covid-19.

Postimi i plotë:

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot janë identifikuar edhe katër (4) raste të reja me #COVID19. Në mesin e tyre edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë.

Deri më sot kemi 101 raste të identifikuara, 65 të shëruar plotësisht, 32 raste aktive dhe katër raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Ky virus i cili po shpërndahet me një shpejtësi tejet të madhe, duhet të na shërbej si vetëdijësim për secilin prej nesh. Kujdesuni për veten, familjen e njerëzit përreth.

#Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë, sepse vetëm #bashkë mund ta parandalojmë shpërndarjen e virusit SARS-CoV-2.

NA NDIQ NË FACEBOOK